Konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj Master në vitin akademik 2026/2027 (afati i dytë)
Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë ju njofton se është hapur konkursi plotësues për regjistrimin e studentëve në studimet Master në vitin akademik 2026/2027 (afati i dytë).
Aplikimi në platformën online smu.uni-gjk.org do të jetë i hapur prej datës 15.10.2026 deri më 29.10.2026 në ora 16:00.
Dorëzimi i dokumentacionit fizik do të bëhet në fakultetet përkatëse.