Parlamenti Studentor, së bashku me Këshillin Studentor, për nder të 13-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, organizoi dhe përmbylli me sukses turnirin sportiv
Sot Parlamenti Studentor, së bashku me Këshillin Studentor, për nder të 13-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, organizoi dhe përmbylli me sukses turnirin sportiv.
Në turnirin e volejbollit morën pjesë 8 ekipe të përbëra nga studentë, staf akademik dhe administrativ. Ishte një ditë shumë e mirë dhe e veçantë për studentët, ku përveç garës sportive pati edhe atmosferë të bukur dhe aktivitete të ndryshme argëtuese.
Në finalen e turnirit u përballën ekipet Los Bandorelos dhe Titanët, ku fitues të këtij edicioni dolën Titanët.
Falënderojmë të gjithë studentët dhe pjesëmarrësit që u bashkuan me ne në këtë aktivitet. Kjo ditë solli një gjallëri të veçantë në hollin e katër fakulteteve dhe tregoi edhe një herë frymën e bashkëpunimit dhe energjinë studentore në universitetin tonë.