U mbajt takimi Alumni me ish-studentët, në funksion të forcimit të bashkëpunimit dhe rrjetëzimit profesional

U mbajt takimi Alumni me ish-studentët, në funksion të forcimit të bashkëpunimit dhe rrjetëzimit profesional

Më 12 tetor 2026, u mbajt takimi Alumni online, i cili mblodhi ish-studentë me qëllim të forcimit të lidhjeve ndërmjet tyre dhe institucionit, si dhe të krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim dhe rrjetëzim profesional.

Ku takim u mbajt nga Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje me Studentë, Prof.Dr. Sindorela Doli Kryeziu e cila kontribuoi në rëndësinë e vazhdimit të komunikimit dhe bashkëpunimit me ish-studentët, duke vënë në pah rolin e tyre në zhvillimin e institucionit dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet komunitetit akademik dhe profesionistëve të fushave të ndryshme, ne kete takim moren pjesë edhe zyrtaret: Kaltrina Duraku Qerkezi dhe Tringa Kozniku.

Takimi shërbeu si një mundësi e mirë për ritakimin e ish-studentëve, ndarjen e përvojave akademike dhe profesionale, shkëmbimin e ideve dhe diskutimin e mundësive për iniciativa të përbashkëta në të ardhmen.

Përmes organizimit të takimeve të tilla, synohet të forcohet komuniteti Alumni, të kultivohet një marrëdhënie e qëndrueshme me ish-studentët dhe të nxitet përfshirja e tyre aktive në zhvillimin e mëtejshëm të institucionit.

Institucioni mbetet i përkushtuar në ruajtjen dhe zhvillimin e lidhjeve me ish-studentët, duke vlerësuar kontributin e tyre dhe duke krijuar hapësira për bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe rrjetëzim profesional.

 

 

Fotot e lajmit