Mundësi e veçantë për studentët: Apliko në Data Science Bootcamp & përfito bursë deri në 100%!
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë i informon studentët e tij për mundësinë e aplikimit në Data Science Bootcamp, një program tre-mujor i fokusuar në shkencën e të dhënave (Data Science) dhe inteligjencën artificiale (Artificial Intelligence – AI).
Ky program përbën një mundësi të vlefshme për të rinjtë që dëshirojnë të zhvillojnë aftësi praktike dhe të avancuara në fushat e teknologjisë, të zgjerojnë njohuritë e tyre profesionale dhe të përgatiten për mundësi të reja në tregun bashkëkohor të punës.
Çfarë ofron programi?
-
Bursë deri në 100% për studentët.
-
Program trajnimi me kohëzgjatje 3 muaj.
-
Zhvillim të pjesës më të madhe të trajnimit në format online.
-
Fokus në Data Science & Artificial Intelligence.
-
Program i licencuar nga CNM Ingenuity, SHBA.
Afatet e rëndësishme
-
Afati i aplikimit: 20 shtator 2026.
-
Fillimi i trajnimit: 1 tetor 2026.
Informata dhe aplikimi
Për më shumë informata rreth programit, kushteve të aplikimit dhe mënyrës së regjistrimit, ju ftojmë të vizitoni:
Data Science Programs – Makerspace Innovation Center Prizren
Mos e humbisni mundësinë për të investuar në njohuritë dhe aftësitë tuaja profesionale në fushat e së ardhmes!