Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Universiteti Kombëtar “An-Najah” në Palestinë nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Universiteti Kombëtar “An-Najah” në Palestinë nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe fuqizimit të kapaciteteve akademike, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin Kombëtar “An-Najah” (ANNU) nga Nablusi, Palestinë. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UFAGJ-së, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, dhe Presidenti i ANNU-së, Prof. Abdel Naser Zaid në një ceremoni online.

Ky bashkëpunim synon krijimin e një ure lidhëse për zhvillimin e programeve akademike dhe shkëmbimin e përvojave mes dy institucionev poshtu synon të fuqizojë përvojën arsimore përmes shkëmbimit të studentëve, hulumtuesve dhe stafit akademik , duke promovuar organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si konferenca, simpoziume dhe kërkime shkencore , si dhe zhvillimin e kurrikulave të përbashkëta, kurseve virtuale dhe mundësive për praktika e trajnime në fusha me interes të ndërsjellë.

Marrëveshja do të ketë kohëzgjatje pesëvjeçare, të dy universitetet do të bashkëpunojnë në disa pika kyçe.

Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm për UFAGJ-në drejt ndërkombëtarizimit, duke u ofruar studentëve dhe profesorëve tanë mundësi të reja për zhvillim profesional dhe akademik në një ambient global.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom