Alumni të UFAGJ pjesë e Turnirit “UFAGJ Ball 2025”
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë organizoi me sukses Turnirin e volejbollit “UFAGJ Ball 2025”, i mbajtur më 26–27 nëntor 2025, në kuadër të aktiviteteve për nder të 28 Nëntorit Ditës së Pavarësisë.
Në turnir morën pjesë studentë, staf akademik e administrativ, si dhe Alumni të Universitetit, të cilët me prezencën dhe angazhimin e tyre e pasuruan edhe më shumë atmosferën sportive dhe bashkëpunuese. Pjesëmarrësit treguan aftësi të larta, korrektësi dhe frymë të fortë garuese, ndërsa salla e sportit ishte e mbushur me mbështetje dhe energji pozitive.
Ky aktivitet synoi promovimin e sportit, mirëqenies dhe bashkëpunimit brenda komunitetit universitar, duke forcuar lidhjet mes studentëve aktualë dhe të diplomuarve të UFAGJ.
UFAGJ falënderon të gjithë Alumni-t për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme, si dhe konfirmon se aktivitetet sportive do të mbeten pjesë e rëndësishme e jetës universitare dhe komunitetit tonë alumni.