Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë organizojnë Konferencën e Parë Ndërkombëtare Studentore

Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë organizojnë Konferencën e Parë Ndërkombëtare Studentore

Uniersiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon Konferencën e Parë Studentore mbi Avancimin e Shkencave Mjekësore, Sociale, Filologjike dhe të Edukimit. Kjo ngjarje akademike synoi të krijojë një hapësirë për shkëmbimin e njohurive, promovimin e punës hulumtuese dhe nxitjen e bashkëpunimeve profesionale mes të rinjve.

Në fjalën e hapjes, Rektori i Universitetit, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi rëndësinë e konferencës si një mundësi shumë e mirë për studentët dhe hulumtuesit e rinj. Ai theksoi përkushtimin e Universitetit "Fehmi Agani" për të mbështetur zhvillimin akademik dhe shkencor, duke krijuar kushte të favorshme për kërkim dhe inovacion. Në këtë kontekst, Rektori nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes studentëve, profesorëve dhe ekspertëve nga fusha të ndryshme për të avancuar dijen dhe shkencën.

Ndërkohë, Kryetarja e Parlamentit Studentor, Elma Hoda, theksoi rolin e studentëve në organizimin e kësaj konference dhe rëndësinë e saj si një hapësirë ku ata mund të prezantojnë punimet e tyre, të shkëmbejnë ide dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi për të ardhmen.

Gjatë konferencës, pjesëmarrësit prezantuan punime dhe analiza mbi tematika të ndryshme, përfshirë shkencat mjekësore, filologjinë, teknologjinë, shkencat sociale dhe edukimin. Konferenca u vlerësua si një mundësi e shumë e mirë për studentët që të ndajnë rezultatet e tyre hulumtuese, të shkëmbejnë ide dhe të krijojnë rrjete bashkëpunimi me profesionistë të fushave përkatëse.

Universiteti "Fehmi Agani" mbetet i angazhuar në përkrahjen e zhvillimit akademik dhe kërkimit shkencor, duke inkurajuar brezat e rinj të kontribuojnë në shkencë dhe inovacion. Një mirënjohje e veçantë u shpreh për Parlamentin Studentor për përkushtimin dhe organizimin e suksesshëm të kësaj konference, si dhe për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e saj.

Kjo konferencë shënoi një hap të rëndësishëm në rrugën e Universitetit "Fehmi Agani" drejt forcimit të rolit të tij si një qendër e rëndësishme e dijes, hulumtimit dhe inovacionit, duke ofruar një mundësi të artë për studentët dhe hulumtuesit që të ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom