GIZ-i në bashkëpunim me Zyrën e Karrierës në UFAGJ prezantuan: Udhëzuesin për Migrimin Jashtë Vendit për Studime dhe Punësim

GIZ-i në bashkëpunim me Zyrën e Karrierës në UFAGJ prezantuan: Udhëzuesin për Migrimin Jashtë Vendit për Studime dhe Punësim

Në universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë është  mbajtur një aktivitet i rëndësishëm ku , përfaqësuesit e GIZ-it gjerman Znj. Kaltrina Fejzullahu dhe Konsulenti i Jashtëm Burim Korça në bashkëpunim me Znj. Freskina Mula nga Zyra e Karrierës në UFAGJ, prezantuan Udhëzuesin Gjithtëpërfshirës Për Migrimin Jashtë Vendit Për Qëllime Studimi Dhe Punësimi Për Studentët. Ky udhëzues synon të ofrojë informacion të rëndësishëm për studentët që dëshirojnë të studiojnë ose punojnë jashtë vendit.

Gjatë prezantimit, përfaqësuesit theksuan rëndësinë e përgatitjes para se të ndërmerren hapa të tillë, duke ofruar këshilla mbi procedurat e aplikimit, kushtet e jetesës dhe mundësitë e punës në vendet e ndryshme. Studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të diskutojnë me ekspertët mbi sfidat dhe mundësitë që ofron migrimi.

Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm për studentët që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të zhvillojnë një karrierë ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e GIZ-it gjithashtu inkurajuan studentët të eksplorojnë mundësi të ndryshme të shkollimit dhe punës në vende të ndryshme evropiane, duke u siguruar që çdo individ të ndihet i përgatitur në këtë udhëtim.

Fotot e lajmit

tp-bottom