Senati i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë miraton afatin e tetorit për paraqitjen e Provimit të Diplomës
Në mbledhjen e mbajtur më 11 tetor 2024, Senati i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë ka miratuar vendimin për lejimin e afatit të tetorit për paraqitjen e provimit të diplomës për vitin akademik 2024/2025.
Ky vendim vjen si përgjigje ndaj kërkesës së studentëve që kanë përfunduar provimet dhe i plotësojnë kushtet për mbrojtjen e diplomës. Sipas vendimit, afati për paraqitjen e provimit të diplomës fillon më 14 tetor 2024 dhe përfundon më 28 tetor 2024. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe vlen për vitin akademik 2024/2025. Ky hap u ndërmor pas shqyrtimit të kërkesës nga Senati, duke marrë parasysh numrin e konsiderueshëm të studentëve që janë në përfundim të studimeve dhe janë të gatshëm për mbrojtjen e punimit të diplomës. Studentët e interesuar janë të ftuar të përfitojnë nga ky afat dhe të paraqesin dokumentet e nevojshme brenda datave të caktuara.