Njoftim për aplikim: Programi i mbështetjes për studentët nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Njoftim për aplikim: Programi i mbështetjes për studentët nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Thirrje publike për pranimin e përfituesve të programit “Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e  komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian “për vitin akademik 2024/2025

1. Qëllimi
Qëllimi i këtij programi është të sigurojë mbështetje akademike dhe jo akademike për studentët e
komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptian, me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së tyre në arsimin
universitar, përmirësimit të shkallës së vijimit, përformancës, përfaqësimit dhe të diplomimit të
studentëve të këtyre komuniteteve. Duke kontribuar në ngritjen e mundësive për rritjen e të
punësuarve nga këto komunitete, në promovimin e barazisë dhe përfshirjes në arsim dhe tregun e
punës.
2. PËRFITIMET E PROGRAMIT
Programi synon të ofrojë mbështetje në fusha të ndryshme që do të ndihmojnë studentët të
zhvillohen në aspektin akademik dhe personal. Përfitimet mund të përfshijnë udhëzime,
mbështetje të drejtpërdrejtë, mundësi për zhvillim të aftësive dhe qasje në burime të ndryshme që
ndihmojnë studentët të përballen me sfidat e studimeve dhe të përmirësojnë performancën e tyre.
Kjo mbështetje mund të përfshijë, por nuk është e kufizuar në: tutorim, mentorim, mësim
ndërmjet bashkëmoshatarëve (peer-to-peer), mundësi për punë praktike, orientim në karrierë dhe
mbështetje me pajisje teknologjike etj.
Programi do të lehtësojë arritjen e qëllimeve akademike, përfshirë përfundimin me sukses të vitit
akademik dhe përgatitjen për të ardhmen profesionale.
3. KRITERET E PERZGJEDHJES
Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve përfshijnë nevojën për mbështetje akademike, dhe të
drejtë aplikimi kanë vetëm studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian që përmbushin
kriteret e mëposhtme:
 Studentët e nivelit Bachelor (publik dhe privat)
 Suksesi i studentit në vitit paraprak;
 Kandidatet vajza/gra kanë përparësi në përzgjedhje;
4. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR / KUSHTET PËR APLIKIM
Kandidati/ja që aplikon në këtë konkurs duhet t’i dorëzoj këto dokumente, respektivisht
formularët e mëposhtëm:

 Aplikacionin e plotësuar (aplikacionin mund ta gjeni ne këtë link
https://form.jotform.com/242831957022860
 Vërtetimin nga Fakulteti me shënim të vitit të vijimit të studimeve dhe Certifikata e
notave për vitin akademik 2023/2024;
 Një vet-deklarim për përkatësin etnike;
 Kopje e letërnjoftimit;
 CV;
 Një letër motivuese lidhur me arsyen e përzgjedhjes së Fakultetit/drejtimit të studimeve
dhe planet e studentit/es pas përfundimit të studimeve;

5. MËNYRA E APLIKIMIT:
Aplikimi duhet të bëhet përmes plotësimit të formularit në linkun
https://form.jotform.com/242831957022860
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 25 tetor 2024.
Çdo aplikim që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.

tp-bottom