Vizita dy mujore e Ass. Vllaznim Mula në Universitetin e Milanos

Vizita dy mujore e Ass. Vllaznim Mula në Universitetin e Milanos

Ass. Vllaznim Mula  aktualisht është duke zhvilluar një vizitë dy mujore në Universitetin e Milanos (UNIMI) në Itali. Kjo vizitë përbën një mundësi të jashtëzakonshme për të në kuadër të projektit inovativ NanoKos, të financuar nga Komisioni Evropian (EUROPEAID/173691/DD/ACT/XK), me titullin "Nanoparticles in Environment and Medical Research." Gjatë muajve qershor dhe korrik, asistenti Mula po punon në Departamentin e Shkencave Mjedisore dhe Politike, nën mentorimin e Profesor Giangiacomo Beretta.

Ky bashkëpunim është një hap i madh në fushën e kërkimeve mjedisore dhe mjekësore, duke i dhënë mundësinë të bashkëpunojë me ekspertë ndërkombëtarë dhe të zhvillojë aftësi praktike në përdorimin e teknologjive më të avancuara. Asistenti Mula, jo vetëm që do të fitojë përvoja të çmuara, por edhe do të kontribuojë në projekte kërkimore inovative së bashku me kuadrin e Universitetit të Milanos.

Gjatë qëndrimit atje Mula nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe praktikantë të NanoKos”dhe pjesmarrës të tjerë nga Kosova, së fundmi kanë marrë pjesë në konferencën e Shoqërisë Italiane për Kërkimet Kardiovaskulare (SIRC) në Universitetin e Parmës. Ata prezantuan dy prezantime me postera të bazuara në punën e tyre, dhe një nga posterët e tyre u zgjodh si më i miri në mesin e shumë të tjerëve. Puna dhe përkushtimi i tyre janë shpërblyer duke treguar kështu edhe potencialin e studentëve dhe kuadrit pjesëmarrës.

Rezultatet e këtyre punimeve kërkimore pritet të publikohen në revista prestigjioze ndërkombëtare të rëndësisë së lartë, duke rritur kështu prestigjin dhe renditjen botërore të universitetit të  “Fehmi Agani" në Gjakovë.

Ne jemi entuziastë për mundësitë që do të ofrojë ky bashkëpunim, për universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Pas kthimit të tij, Ass. Mula do të ndajë idetë dhe përvojat e fituara gjatë praktikës me pjesën tjetër të kuadrit akademik, duke kontribuar kështu, në avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve tona akademike dhe kërkimore.

Universiteti ynë do të vazhdojë të mbështesë dhe inkurajojë bashkëpunime të tilla!

 

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom