Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë së shpejti shpall konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2024/2025

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë së shpejti shpall konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2024/2025

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë së shpejti do të hap konkursin për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2024/25 për nivelin Baçelor.

Programet të cilat do të ofrohen në afatin e parë këtë vit janë:

· Gjuhë Angleze – Përkthim dhe Interpretim

· Shëndet Publik

 

Për studimet e nivelit Master, konkursi do të hapet në muajin Shtator, në këto programe: 

· Programi Master Gjuhë Shqipe

· Programi Master Menaxhim shëndetësor

 
UFAGJ është në fazën e akreditimit të programeve të tjera për vitin akademik 2024/25, për të cilat Agjencioni Kosovar i Akreditimit është vonuar dhe ende nuk e ka finalizuar procesin e akreditimit dhe dërgimin e vendimeve.  Për këtë arsye, UFAGJ në këtë moment nuk mund të shpall të gjitha programet në afatin e parë të regjistrimit të studentëve.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është duke punuar intensivisht dhe shpreson që do të ketë programe të reja që do të publikohen sapo AKA të përfundojë obligimet që i takojnë. UFAGJ tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet që të mirëpresë studentët e rinj në këtë vit akademik. Jemi të lumtur që të ju ofrojmë gjeneratave të reja programe unike dhe të ndërlidhura me tregun e punës.

 

tp-bottom