Takim Senzibilizues për Promovimin e Barazisë Gjinore

Takim Senzibilizues për Promovimin e Barazisë Gjinore

Është mbajtur një takim frymëzues me studentët e UFAGJ-së, ku janë shkëmbyer ide dhe vizione për pozitivitetin maskulin dhe kontributin e burrave dhe djemve në promovimin e barazisë gjinore në shoqërinë tonë.

Agjenda e ligjëratës përfshiu diskutimin e temave të ndryshme në lidhje me barazinë gjinore, duke përfshirë dallimet mes gjinive, sfidat e pabarazisë në jetën e përditshme, identitetet e ndryshme dhe rolin e tyre në formimin e mënyrës së jetesës, si dhe analizën e situatës së barazisë gjinore në Kosovë.

Në një kohë kur bashkëpunimi dhe angazhimi për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë janë thelbësor, studentët propozuan që të vazhdohet me tema tilla edhe në të ardhmen sepse aktivitet e tilla do të kontribuojnë në ngritjen e ndërgjegjësimit për këtë çështje të rëndësishme shoqërore.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me OJQ "Qeliza"Gjakovë

Fotot e lajmit

tp-bottom