Takimi lidhur me databazat elektronike që ofrohen në UFAGJ

Takimi lidhur me databazat elektronike që ofrohen në UFAGJ

U mbajt takimi online lidhur me qasjen në databazat, platformat dhe bibliotekat elektronike që Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë i ofron për stafin dhe studentët. Në takimin e udhëhequr nga Prorektori Boshnjaku dhe udhëheqësi i zyres për teknologji informative MSc Arbër Krypa u diskutuan mundësitë e rritjes së qasjes së stafit akademik, administrativ dhe studentëve nëpër bibliotekat elektronike dhe databazat e literaturës shkencore. 

Të pranishmëve iu treguan mundësitë e kyçjes në databazat e bibliotekat elektronike tek të cilat institucioni ynë ofron qasje.

Pas një diskutimi të frytshëm, të pranishmit u dakorduan për nevojën e krijimit të një grupi punues i cili do të shërbejë si udhëzues për identifikimin e nevojave të institucionit tonë për sigurimin e parapagimeve dhe krijimit të llogarive në bibliotekat specifike, si dhe funksionalizimin dhe fuqizimin e bibliotekës elektronike në UFAGJ.

Fotot e lajmit

tp-bottom