Rektori Bunjaku jep mirënjohjen dhe çmimin e “Hulumtuesit të Vitit 2023” në UFAGJ

Rektori Bunjaku jep mirënjohjen dhe çmimin e “Hulumtuesit të Vitit 2023” në UFAGJ

Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku me rastin e përfundimit të vitit kalendarik 2023, ka bërë ndarjen e çmimit të hulumtuesit të vitit 2023 në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. 

Në konkursin publik të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë për Hulumtuesin e vitit 2023,  kanë aplikuar dy kandidatë nga radhët e stafit të rregullt akademik: Prof. Ass. Dr. Laura Naka dhe Prof. Ass. Dr. Ruzhdi Kadrija. Për shkak të konkurrencës shumë të ngushtë ndërmjet të dy kandidatëve, Këshilli për Shkencë ka vendosur që këtë vit, çmimi i hulumtuesi të vitit të ndahet ndërmjet të dy kandidatëve.

Rektori Bunjaku, ka uruar kandidatët për punën dhe angazhimin e tyre hulumtuese në vitin 2023 dhe ka inkurajuar që puna hulumtuese e kandidatëve të vazhdoj edhe në vitet tjera. Njëherit, ka inkurajuar që në vitet tjera të kemi më shumë aplikues. Vlen të potencohet, që për herë të parë këtë vit, UFAGJ përpos mirënjohjes ka dhënë edhe një shumë motivues monetar për të inkurajuar dhe fuqizuar edhe më shumë komponentën hulumtuese në Universitet.

Fotot e lajmit

tp-bottom