Thirrje për studentë për lëvizshmëri në Universitetin e Shkencave të Aplikuara PAR, Rijekë, Kroaci

Thirrje për studentë për lëvizshmëri në Universitetin e Shkencave të Aplikuara PAR, Rijekë, Kroaci

Njoftohen të gjithë studentët e interesuar që synojnë lëvizshmëri se nominimet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara PAR për 2024 janë të hapura!

Afati për aplikim në lëvizshmëri:

  • për semestrin pranveror të vitit akademi 2023/2024 është deri më 23 dhjetor (shkurt - korrik);

  • për semestrin e vjeshtës  të vitit akademi 2024/2025 është deri më 30 maj (tetor - shkurt) dhe vitin e plotë akademik.

Dokumentet e kërkuara të aplikimit janë:

  • Letra zyrtare e nominimit nga universiteti i origjinës

  • Formulari i aplikimit

  • Marrëveshja mësimore

  • Kopje e pasaportës/ID

  • Kopja e Kartës së Sigurimit Shëndetësor

  • Foto në madhësinë e pasaportës

 Viza

Studentët do të duhet të aplikojnë për vizë. Ju lutemi gjeni informacione të mëtejshme rreth vizave KËTU.

Për më shumë ju lutëm, lexoni BROSHUREN.

Aplikimi bëhet para këtyre datave në emailin:  [email protected]  duke e bërë “cc”: [email protected]

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Rijekë PAR, Kroaci.

tp-bottom