Reagim nga UFAGJ: Organizata e mbështetur nga ORCA bën shkelje të rëndë të integritetit Institucional në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Reagim nga UFAGJ: Organizata e mbështetur nga ORCA bën shkelje të rëndë të integritetit Institucional në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Me datën 30.11.2023 Organizata “Kongresi i Aktivizimit Studentor 2023/2024”, e mbështetur nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim -“ORCA” në mënyrë të kundërligjshme, pa autorizim të menaxhmentit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ), ka hyrë në mënyrë ilegale në objektet e Universitetit, duke realizuar pyetësorët në kuadër të projektit “Përparësitë dhe mangësitë në universitetet publike”, me çka ka shkelur edhe privatësinë e studentëve dhe stafit akademik me marrjen e video incizimeve të pa autorizuara. Për veprimet e organizatës nuk kanë qenë të njoftuar në asnjë formë askush prej menaxhmenteve të katër njësive akademike të UFAGJ-së. Kjo e thellon veprimin ilegal të kësaj organizate në institucionin tonë si tendencë serioze për çrregullim të mbarëvajtjes tashmë në fazën delikate të akreditimit institucional të UFAGJ.

Senati i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në mbledhjen e mbajtur më 01.12.2023 shqyrtoi provat e aktivitetit ilegal të ushtruar nga kjo organizatë një ditë më parë (me datë 30.11.2023) në objektet e Universitetit. Si rrjedhojë:

I. UFAGJ dënon ashpër veprimet e tilla me qëllime tendencioze duke cenuar integritetin institucional përmes hyrjes ilegale në objektet e universitetit dhe duke shkelur privatësinë e studentëve dhe stafit akademik me marrjen e video incizimeve të pa autorizuara;

II. UFAGJ në ditët në vijim kërkon nga institucionet e rendit dhe ligjit marrjen e masave në përputhje me legjislacionin në fuqi për shkelje të rendit dhe ligjit nga Organizata “Kongresi i Aktivizimit Studentor 2023/2024”.

III. UFAGJ i hedhë poshtë si të pavlefshme vlerësimet e bëra  në mënyrë ilegale (të paligjshme) me datën 30.11.2023, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, përmes pyetësorëve nga Organizata “Kongresi i Aktivizimit Studentor 2023/2024”. Vlerësimet e tilla nuk përfaqësojnë Universitetin tonë dhe në përmbajtje janë subjektive.

IV. UFAGJ është çdo herë i hapur për bashkëpunim dhe për ndryshimet pozitive me qëllim të ngritjes së cilësisë, duke respektuar strukturën institucionale mbi bazën e transparencës dhe llogaridhënies.

Nuk tolerojmë shkeljen e integritetit institucional dhe për këtë në ditët vijuese do të merren masa ndaj personave përgjegjës në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Vendimi i plotë i senatit mund të shkarkohet në këtë link

tp-bottom