U mbajt takimi rishikimin e manualit për vlerësimin e performancës, cilësisë dhe të kurrikulave

U mbajt takimi rishikimin e manualit për vlerësimin e performancës, cilësisë dhe të kurrikulave

Më datë 23.11.2023 në lokalet e Rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajt takimi për rishikimin e Manualit për vlerësimin e performancës, cilësisë dhe të kurrikulave. Në takimin e udhëhequr nga Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku si Prorektor për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë dhe Daut Islami MSc si drejtues i Zyrës për Sigurimin e Cilësisë morën pjesë anëtarët e Këshillit Qendror të Cilësisë së menaxhmentit të kaluar dhe të tashëm.

Pjesëmarrësit fillimisht i diskutuan komentet dhe rekomandimet e grupit punues. Pastaj u shqyrtuan edhe komentet e pranuara si rrjedhojë e takimit online për të kuptuar më mirë mekanizmat e sigurimit të cilësisë në institucionin tonë me stafin akademik të UFAGJ.

Si përfundim manuali u përditësua në përputhje me nevojat e evidentuara dhe është dërguar për miratim në Senatin e UFAGJ.

Fotot e lajmit

tp-bottom