Përfaqësuesja e Universitetit nga Zyra për Zhvillim në Karrierë pjesë e shkëmbimit të mobilitetit në Universitetin e Teramos

Përfaqësuesja e Universitetit nga Zyra për Zhvillim në Karrierë pjesë e shkëmbimit të mobilitetit në Universitetin e Teramos

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, përfaqësuar nga Zyrtarja për Zhvillim të Karrierës Znj. Freskina Mula Ermeni, si pjesë e konsorciumit COMMO, i koordinuar nga Unioni i Universiteteve Mesdhetare – UNIMED dhe programit Erasmus+, përfundoj me sukses shkëmbimin e mobilitetit në Universitetin e Teramos nga data 6 deri më 10 nëntor, 2023.

Ky projekt përfshin mobilitetin për mësimdhënie ose qëllim trajnimi për stafin akademik/administrativ të universitetit, ku stafit i mundësohet detyra e rregullt në universitetin përkatës.

Për vitin akademik 2023/2024, Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë si pjesë e konsorciumit COMMO, i koordinuar nga UNIMED – Unioni i Universiteteve Mesdhetare, programi Erasmus+ ofron mundësinë për të kryer shkëmbime mobiliteti (lëvizshmëri) me universitetet anëtare italiane që kanë shprehur interesimin e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet për edicionin e shtatë të këtij projekti.

Universiteti "Fehmi Agani" shpreh mirënjohje dhe hapësirë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me universitetet anëtare të Programit Evropian COMMO VII- ERASMUS+ KA171.

Fotot e lajmit

tp-bottom