Thirrje për studentë për aplikime që synojnë lëvizshmërinë në universitetet italiane të konsorciumit COMMO COMMO VII - ERASMUS + KA171
Siç jeni tashmë të informuar Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë ka krijuar mundësi për mobilitete me universitete Italiane.
Andaj ju njoftojmë që është hapur thirrja për grant të mobilitetit për një student në kuadër të COMMO VII - ERASMUS + KA171 (Projekti nr. 2022-1-IT02-KA171-HED-000077240).
Ky mobilitet vlen për semestrin veror të vitit akademik 2023/2024, Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë si pjesë e konsorciumit COMMO, i koordinuar nga UNIMED – Unioni i Universiteteve Mesdhetare, programi Erasmus+ ofron mundësinë për të kryer shkëmbim mobiliteti (lëvizshmëri) me Universitetin e Teramos (https://www.unite.it/English/About_us).
Për të aplikuar, studentët do të duhet të dorëzojnë:
- Transkriptin e notave;
- Kopjen e pasaportës;
- Letër motivuese se pse dëshirojnë të fotojnë këtë mundësi;
- Konfirmimin e zotësisë së gjuhës angleze nënivelin minimal B2 (IELTS, TOEFL ose një letër konfirmimi nga universiteti);
- Letërkonfirmim nga dekani i njësisë;
- 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; madhesia – 3*4 cm; file – .jpg);
Afati për aplikim në mobilitetin për semestrin në pranveror të vitit akademi 2023/2024 është deri më 30 nëntor 2023.
Aplikimi bëhet në emailin: [email protected] duke e bërë “cc”: [email protected]