
U.D Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Nazli Tyfekçi takohet me përfaqësuesit e Asociacionit Universitar Frankofon
U.D Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Nazli Tyfekçi është takuar me përfaqësuesin e Asociacionit Universitar Frankofon, z. Avni Krasniqi, Koordinator Nacional për ONF, dhe z. Shemsi Krasniqi, Përfaqësues i Përhershëm i RKS-së në Frankofoni.
Në këtë takim u diskutua rreth aktiviteteve të bashkëpunimit që ka si synim Asociacioni Universitar Frankofon me Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku në kuadër të këtij Asociacioni hyn Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila veçse ka themeluar Grupin Punues Ndër-institucional lidhur me avancimin e statusit të Kosovës në Frankofoni.
Përfaqësuesit e AUF-it ishin shumë të interesuar të kuptojnë rreth aktiviteteve të bashkëpunimit të Universitetit “Fehmi Agani” dhe mundesive për zhvillimin e aktiviteteve në të ardhmen lidhur me çështjet në fjalë:
- angazhimi i UFAGj-Së si anëtare e AUF dhe aktivitetet e realizuara;
- përfshirja e UFAGJ-së në të ardhmen në marrëveshje me universitetet e vendeve frankofone;
- përfshirja në programet e shkëmbimeve me universitetet frankofone;
- publikimi i artikujve ne gjuhën frënge në revistat shkencore të UFAGj-së;
- të tjera.
U.D Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, i falënderoi në emër të UFAGj përfaqësuesit e Asociacionit Universitar Frankofon, dhe theksoi se do të jemi të hapur për bashkëpunime dhe organizime të aktiviteteve të ndryshme në të ardhmen, dhe se presin përkrahjen e plotë të Asociacion Universitar Frankofon.