Kryesuesja e KD të UFAGJ Majlinda Haxhikadrija-Ramadani dhe Prorektorja Elsa Vula mirëpriten në takim nga kryetari i Komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini

Kryesuesja e KD të UFAGJ Majlinda Haxhikadrija-Ramadani dhe Prorektorja Elsa Vula mirëpriten në takim nga kryetari i Komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini

Kryesuesja e Këshillit Drejtues në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, znj. Majlinda Haxhikadrija-Ramadani dhe Prorektorja për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore -Prof. Ass. Dr. Elsa Vula, janë pritur miqësisht nga kryetari i Komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë që ka Universiteti “Fehmi Agani” me Komunën e Gjakovës, njëkohësisht Kryetari Gjini është njoftuar për proceset aktuale të universitetit, të arriturat dhe projektet e planifikuara.

Diskutimi u fokusua rreth shfrytëzimit të hapësirës së komunës së vjetër dhe hapësirave tjera për nevoja të universitetit. Kryetari Gjini, uroi suksese dhe punë të mbarë për stafin akademik dhe administrativ të UFAGJ-së, dhe theksoi se do të japin mbështetjen e vazhdueshme për nevojat e universitetit, duke intensifikuar kështu bashkëpunimin në fusha dhe projekte të ndryshme.

Ky takim është vazhdimësi e serisë së takimeve nga menaxhmenti i UFAGJ-së me akterë të rëndësishëm institucional dhe jo institucional, me qëllim të avancimit të bashkëpunimeve në projekte të ndryshme në kuadër të Universitetit “Fehmi Agani”, Gjakovë. 

I pari i Gjakovës i ka falënderuar kryesuesen Haxhikadrija-Ramadani dhe Prorektoren Vula për vizitën, dhe i ka përgëzuar për punën dhe angazhimin e tyre.

Fotot e lajmit

tp-bottom