Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” presin në takim pune delegacionin nga Gjermania – Goeppingen

Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” presin në takim pune delegacionin nga Gjermania – Goeppingen

Me datë 18.07.2023 menaxhmenti i  Universitetit “Fehmi Agani” ka pritur në takim pune një delegacion nga Gjermania – Goeppingen, i cili përbëhej nga Kryetari i Komunës, zyrtarë të komunës, zyrtar politikë, si dhe përfaqësues të bizneseve të atij rajoni, të shoqëruar poashtu nga Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, znj. Eranda Kumnova Baçi.

Nga UFAGJ në takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm, znj, Linda Dula Halilabazi, Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte-Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore -Prof. Ass. Dr. Elsa Vula, dhe Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë - Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, të cilët falënderuan delegacionin për vizitën, dhe njëkohësisht paraqitën para tyre një historik të shkurtër të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, të arriturat dhe sfidat që nga themelimi si universitet më vete, si dhe për programet e studimeve që ofrojnë, gjë që edhe e veçon UFAGJ-në nga unviersitetet tjera publike në Kosovë.

Anëtarët e delegacionit nga Goppingen shfaqën interes për shkëmbimin i studentëve përmes bursave të studimit, pastaj organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, trajnimeve, konferencave, etj. Ata falënderuan menaxhmentin e UFAGJ-së për pritjen dhe ofruan mbështetjen e tyre dhe bashkëpunimin në ide dhe projekte që mund të kontribuojnë për të mirën e përbashkët.

Fotot e lajmit

tp-bottom