Universiteti “Fehmi Agani” fillon me realizimin e pyetësorëve me studentët e Alumni-t të UFAGJ
Zyra për Sigurimin e Cilësisë e përfaqësuar nga Daut Islami dhe Zyra e Karrierës e përfaqësuar nga Freskina Mula, pranë Universitetit “Fehmi Agani” kanë filluar me realizimin e pyetësorëve me studentët e alumnit të cilët kanë qenë studentë në UFAGJ dhe që tashmë punojnë nëpër institucione të ndryshme në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme zyrtarët e UFAGJ kanë vizituar disa institucione shkollore dhe QKMF-në në qytetin e Rahovecit. Ata janë mirëpritur nga drejtorët përkatës, të cilët kanë falënderuar Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë për vizitën.
Alumni-t e Universitetit “Fehmi Agani” e kanë mirëpritur plotësimin e këtyre pyetësorëve dhe kanë falënderuar insitucionin për kujdesin dhe rëndësinë që ju tregojnë edhe pas diplomimit.
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë që nga themelimi si universitet më vete ka ofruar degë studimi që përkojnë me kërkueshmërinë e tregut të punës në Republikën e Kosovës por edhe në vendet jashtë saj, sepse studentët që kanë studiuar në UFAGJ tashmë punojnë edhe në institucione nëpër shtete të ndryshme në evropë dhe botë.
UFAGJ do të vazhdoj me realizimin e pyetësorëve edhe në ditët në vazhdim me vizita të tjera nëpër insitucione.