Përfaqësuesit e UFAGJ-së u pritën nga Drejtoresha për Arsim Shkencë dhe Teknologji në Gjakovë
Në vijimësi të punëve të Zyrës për Sigurim të Cilësisë së Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, është duke u realizuar një vlerësim i brendshëm, me qëllim të përmirësimit dhe përditësimit të plan-programeve si dhe për të parë nga afër nevojat e tregut të punës.
Takimi i radhës është realizuar më 20.6.2023 në komunën e Gjakovës ndërmjet drejtorit të Zyrës për Sigurim të Cilësisë, z. Daut Islami, Tringa Koznikut, Asistente në Zyrën e Rektorit me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë znj. Eranda Kumnova – Baçi. Në takim u bisedua për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me studentët e diplomuar në UFAGJ dhe punëdhënësit e tyre. Të dyja palët u zotuan për bashkëpunim të vazhdueshëm në të mirë të institucioneve tona dhe komunitetit në përgjithësi.