Në vijimësi të punëve të Zyrës për Sigurim të Cilësisë së Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, është duke u realizuar një vlerësim i brendshëm, me qëllim të përmirësimit dhe përditësimit të plan-programeve
Krahas dhe në ndihmë të këtij procesi, si dhe me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, janë duke u organizuar takime me drejtorët e drejtorive rajonale të Arsimit dhe të Shëndetësisë e Përkujdesjes Sociale në komunat nga të cilat vijnë studentët tanë. Një takim i tillë është realizuar më 7.6.2023 në komunën e Rahovecit, ndërmjet U.D. Prorektores për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri, drejtorit të Zyrës për Sigurim të Cilësisë, z. Daut Islami me drejtorin e DKA-së z. Avni Morina dhe drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale znj. Saranda Sallteku. Të dyja palët u zotuan për bashkëpunim të vazhdueshëm në të mirë të institucioneve tona dhe komunitetit në përgjithësi.