Delegacioni i Universitetit WSG nga Polonia vizitojnë Universitetin “Fehmi Agani”, priten nga U.d. prorektorja Vula dhe zyrtari Spahija

Delegacioni i Universitetit WSG nga Polonia vizitojnë Universitetin “Fehmi Agani”, priten nga U.d. prorektorja Vula dhe zyrtari Spahija

Sot në ambientet e rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani” në takim pune u prit delegacioni me përfaqësues të Universitetit WSG, nga U.D. Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore Prof. Ass. Dr. Elsa Vula dhe Zyrtari për Marrëdhënie me Jashtë dhe Projekte z. Denis Spahija.

Delegacioni nga Universiteti WSG ishte i përfaqësuar nga Prodekania Prof. Grazyna Sipinska, dhe dy zyrtarët për marrëdhënie me jashtë Ewelina Gdaniec dhe Bartosz Szczepaniak.

Ky takim kishte për qëllim njohjen më të afërt të të dy universiteteve, drejtimet që i ofrojnë dhe përafrimin e bashkëpunimit të ardhshëm në mes të dy universiteteve. Poshtu u diskutua për shkëmbimin e stafit akademik, studentëve, pjesëmarrjen e përbashkët në hulumtime, projekte dhe  konferenca.

Përfaqësuesit e Universitetit WSG  ishin mjaft të interesuar për programet e studimit që ofron Universiteti “Fehmi Agani”, ku panë edhe mundësi të shumta për bashkëpunim ndërinstitucional.

Fotot e lajmit

tp-bottom