Universiteti ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë organizon punëtorinë rreth diskutimit dhe shqyrtimit të akteve nënligjore
Universiteti ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë ka organizuar punëtorinë dy ditore rreth rishikimit të akteve nënligjore të UFAGJ-së, diskutimin për statutin e institutin të shkencave të natyrës, diskutimin për rishikimin e planit strategjik, diskutimin për harmonizimin e rregulloreve mbi pagat dhe shtesat sipas ligjit të ri, si dhe diskutimin për procesin e ri-akredimit institucional dhe akredimit të programeve.
Në këtë punëtori, gjithashtu janë diskutuar edhe një mori të çështjeve tjera me rëndësi të cilat janë prioritet i Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë.
Në kuadër të kësaj punëtorie morën pjesë: U.d. Rektori, U.d. prorektorët, anëtarë të këshillit drejtues, dekanë, profesorë universitar, sekretarja e përgjithshme e universitetit, si dhe stafi administrativ.