Fillon kampanja “Ditët Informuese” për shkollat e mesme të komunës së Gjakovës

Fillon kampanja “Ditët Informuese” për shkollat e mesme të komunës së Gjakovës

Në kuadër të ditëve të informimit nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, sot studentët e të gjitha programeve të shoqëruar nga Zyra e Karrierës e UFAGJ, zyrtarja znj. Freskina Mula Ermeni dhe Zyra për Informim, kanë vizituar shkollën e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë, ku në 14 klasë për së afërmi kanë prezantuar para nxënësve përmbajtjen e programeve që ofron UFAGj, si dhe i kanë informuar për përparësitë dhe benefitet që ofrohen në rast se ata kanë mundësinë të përzgjedhen si studentë të këtij institucioni të arsimit të lartë.

Shkolla e Mesme Ekonomike SHME “Kadri Kusari” në Gjakovë është ndër shkollat me më shumë profile dhe me perspektivë në rajon, që krijon mundësi shkollimi në profile që janë në përputhje me kërkesat e tregut. Ajo është përfshirë në pilotimin e kurrikulës së re të Kosovës dhe prej pesë vjetësh e zbaton atë si shkolla e parë e mesme profesionale në Gjakovë. Njëkohësisht, është pjesë e programeve të rëndësishme që zhvillohen në arsimin kosovar dhe është e pajisur me kabinete, punëtori, serra me makineri ndër më bashkëkohoret. Me kuadër të kualifikuar dhe profesional, me marrëveshje të shumta me bizneset ku zhvillohen dhe praktika profesionale.

Zyrtarja Freskina Mula, në emër të menaxhmentit të UFAGj e ka falënderuar dejtoreshën e shkollës znj. Merita Bokshi, për bashkëpunimin dhe mundësinë e realizimit të aktivitetit.

Fotot e lajmit

tp-bottom