Vazhdon kampanja “Ditët Informuese” për shkollat e mesme të komunës së Gjakovës
Në kuadër të ditëve të informimit nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, sot studentët e Fakultetit të Mjekësisë të shoqëruar nga Zyra e Karrierës e UFAGj, zyrtarja znj. Freskina Mula Ermeni dhe Zyra për Informim, kanë vizituar shkollën e Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë, ku në 8-të klasë të 12-ta për së afërmi kanë prezantuar para nxënësve përmbajtjen e programeve që ofron UFAGj, si dhe i kanë informuar për përparësitë dhe benefitet që ofrohen në rast se ata kanë mundësinë të përzgjedhen si studentë të këtij institucioni të arsimit të lartë.
Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë është ndër shkollat më me perspektivë në rajon, që krijon mundësi shkollimi në disa profile që janë në përputhje me kërkesat e tregut. Njëkohësisht, është pjesë e programeve të rëndësishme që zhvillohen në arsimin kosovar dhe është e pajisur me kabinete, punëtori, me teknikë të punës nga më bashkëkohoret. Me kuadër të kualifikuar dhe profesional, dhe me marrëveshje të shumta me spitalet, qendrat e ndryshme mjeksësore ku zhvillohen dhe praktika profesionale nga nxënsësit e kësaj shkolle. .
Zyrtarja Freskina Mula Ermeni, në emër të menaxhmentit të UFAGj e ka falënderuar zv/dejtorin e shkollës z. Xhevdet Gashi dhe stafin për pritjen, bashkëpunimin dhe mundësinë e realizimit të aktivitetit.