Thirrje për aplikim për angazhim të studentëve në projektin “Të Bashkuar për Ajër të Pastër”
OJQ Let's Do It Peja Aktualisht janë në zbatim të vitit të tretë të projektit “Të Bashkuar për Ajër të Pastër”, i cili financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe kofinancohet nga Komuna e Pejës, Gjakovës, Deçanit, Klinës dhe Istogut.
Realizimi i projektit ka filluar me datë 01 Janar, 2023 dhe do të përfundoj me 31 Dhjetor, 2023.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është që të monitoroj cilësinë e ajrit në hapësirat publike dhe të mbështesë angazhimin afatgjatë në reformat e sektorit publik për menaxhim të cilësisë së ajrit.
Për të zhvilluar një pjesë të aktiviteteve të projektit është planifikuar trajnimi i 30 studentëve të Universitetit "Haxhi Zeka" në Pejë dhe Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë. Këta student duhet të jenë të Komunës së Pejës, Gjakovës, Deçanit, Klinës dhe të Istogut. Nga këta student të trajnuar do të përzgjidhen 10 (dhjetë) student për të bërë monitorimin e Cilësisë së Ajrit në këto qytete.
Profili i kërkuar i studentëve:
- Studentë të nivelit Bachelor në Fakultetin e Mjeksisë, drejtimi: Shëndeti publik
- Studentë të nivelit Master në Fakultetin e Mjeksisë, drejtimi: Menaxhim Shëndetesor
- Apo drejtime tjera relevante.
Angazhimi kohor i studentëve: Angazhimi do të fillojë nga data 01/06/2023 deri me 31/12/2022. Brenda këtij afati kohor do të bëhet monitorimi i cilësisë së ajrit për 1 (një) javë brenda 1 (një) muaji në lokacione të caktuara në bazë të kalendarit të monitorimit.
Detyrat e studentëve: Monitorimi i cilësisë së ajrit në lokacionet e caktuara në Komunat e targetuara për identifikimin e ndotësve të ajrit; Grumbullimi dhe menaxhimi i të dhënave.
Kompezimi financiar: Studentët e përzgjedhur për tu angazhuar do të kompenzohen me një shumë simbolike monetare për person.
Studentët e interesuar mund të aplikojnë deri me datën 19/05/2023. Për çdo informacion shtesë na kontaktoni në e-mail: [email protected]
Me poshte gjeni linkun e pyetesorit: https://forms.gle/7y3QpD7QE7PQnkaZ9