Mbahet prezantimi për fitimin e njohurive mbi përdorimin e programit IBM SPSS 25

Mbahet prezantimi për fitimin e njohurive mbi përdorimin e programit IBM SPSS 25

Me 8 maj në ambientet e Fakultetit t ë Edukimit u mbajt prezantimi i programit IBM SPSS 25 i cili program shërben për analizimin e të dhënave statistikore kryesisht  të hulumtimeve në fushën e shkencave sociale për studentë dhe staf akademik.

Prezantimi e programit SPSS.25 e bëri asistentja Emrijeta Kumnova Hoxha e cila ka mjaft njohuri për programin, ndërsa ky prezantim u realizua në  kuadër të lëndës "Bazat e Hulumtimit në Edukim"  me bartës Prof. Asoc.Dr. Behxhet Gaxhiqi dhe Prof. Asoc. Dr. Venera Vala.

Ky prezantim kishte për qëllim ngritjen e njohurive të anëtarëve të stafit akademik dhe studentëve të Fakultetit të Edukimit, përmes shkëmbimit të përvojave në përdorimin e programit SPSS në kuadër të hulumtimeve të bëra nga ana e tyre kryesisht në fushat e  Edukimit, Pedagogjisë dhe Psikologjisë. 

Gjatë prezantimit pjesëmarrësit  u njoftuan më shumë rreth: ndërtimit të databazës së SPSS 25, kodimi dhe hyrja e të dhënave në programin SPSS 25, prezantimi i analizave deskriptive/përshkruese, T test, Anova, Chi square, Regresioni Hiearkik, Analizave të korrelacionit, dhe për rezultate tjera.

Fotot e lajmit

tp-bottom