Delegacioni i Universitetit të Savonia nga Finlanda vizitojnë Universitetin “Fehmi Agani”, priten nga U.d rektori Hashani dhe prorektorja Tyfekçi

Delegacioni i Universitetit të Savonia nga Finlanda vizitojnë Universitetin “Fehmi Agani”, priten nga U.d rektori Hashani dhe prorektorja Tyfekçi

Në ambientet e rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani” sot në takim pune ishin një delegacion me përfaqësues të Universitetit të Savonia nga Finlanda, ku janë pritur nga rektori Prof. Ass.Dr. Zeqir Hashani dhe nga Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi.

Në këtë takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në mes të universitetit të Savonia të Finlandës dhe UFAGj, konkretisht në shkëmbime profesionale me Fakultetin e Mjekësisë në drejtimin Fizioterapi.

Nga delegacioni i Savonia ishin Arben Boshnjaku Shef i programit Fizioterapi, që është edhe inciator i këtij bashkëpunimi, Rilind Obertinca dhe Marja Aijo, mësimdhënës në uniersitetin e Savonia, dhe Zana Gërqi mësimdhënëse në UFAGj.

Universiteti i Shkencave të Aplikuara Savonia është një institucion lokal finlandez i arsimit të lartë në pronësi të bashkisë me bazë në qytetet Kuopio, Iisalmi dhe Varkaus. Savonia ofron programe të diplomës bachelor dhe master. Është universiteti i gjashtë më i madh i Shkencave të Aplikuara në Finlandë me rreth 6,500 studentë.

Fotot e lajmit

tp-bottom