MAShTI hap konkurs për mbështetje për veprimtari kërkimore-shkencore
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bazuar në Ligjin nr. 04/L-135 për veprimtari kërkimore-shkencore ka shpallur thirrje për mbështetje në këto skema:
- Konkursi për projekte të vogla shkencore i cili është i hapur nga data 25.04.2023 deri më 17.05.2023: https://bit.ly/3LSdSKX
- Konkursi për botime shkencore/monografi i cili është i hapur nga data 25.04.2023 deri më 17.05.2023: https://bit.ly/3LSgFUr
- Konkursi për revista të indeksuara i cili është i hapur nga data 25.04.2023 deri më 31.10.2023: https://bit.ly/3paNrqX
- Konkursi për mobilitete afatshkurtra i cili është i hapur nga data 25.04.2023 deri më 29.09.2023: https://bit.ly/3pc9flP
- Marrëveshja Bilaterale Kosovë – Shqipëri i cili është i hapur nga data 26.04-2023 deri më 25.06.2023: https://bit.ly/3nuUKJv
Suksese për të gjithë të interesuarit që aplikojnë në këto konkurse!