Studentët e Fakultetit të Mjekësisë po marrin pjesë në Kongresin Kombëtar të Shkencave Mjekësore në Tiranë

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë po marrin pjesë në Kongresin Kombëtar të Shkencave Mjekësore në Tiranë

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë po e përfaqësojnë Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë në Kongresin Kombëtar të Shkencave Mjekësore në Tiranë.

Në këtë event marrin pjesë profesorë dhe akademikë të mirënjohur të universiteteve ndërkombëtare dhe kombëtare, ku dhe do të prezentohen rreth 500 punime shkencore, 100 prej të cilave nga profesorë të huaj.

Kongreset e tilla akademike e profesionale, shkëmbimi i përvojave, rëndësia e punimeve hulumtuese dhe shkencore, takimi me profesorë nga vendet e ndryshme pjesëmarrëse kontribuojnë në zhvillimin e studentëve drejtë avancimit shkencor.

Këshilli Drejtues dhe Menaxhmenti i UFAGj-së sikur edhe herë të tjera kanë përkrahur financiarisht sudentët për zhvillimin e aktiviteteve që janë produktive për ngritjen e cilësisë së Universitetit.

Fotot e lajmit

tp-bottom