Në Universitetin “Fehmi Agani” u mbajt takim informues mbi procedurat e vlerësimit të përformancës së stafit akademik

Në Universitetin “Fehmi Agani” u mbajt takim informues mbi procedurat e vlerësimit të përformancës së stafit akademik

Sot në ambientet e rektoratit të universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri në koordinim me Zyrën për Sigurim të cilësisë, organizuan takim informues mbi procedurat e vlerësimit të performancës së stafit akademik.

Prorektorja Muhaxhiri tha se ky takim është i mirëpritur për stafin akademik, për t’u informuar me saktë për procedurat e vlerësimit që ata do t’ju nënshtrohen.

Daut Islami, Udhëheqës i Zyrës për Sigurim të Cilësisë, shpjegoi për pjesëmarrësit mënyrën online të plotësimit të deklarimit në platformën e krijuar e-akreditim. Z.Islami foli edhe për planet në të cilat bazohen aktivitetet për sigurim të cilësisë, për të cilat UFAGJ i plotëson standardet për sigurimin e brendshëm të cilësisë.

Ai shtoi se në tri pika kryesore bazohet vlerësimi i stafit akademik;

  1. Vlerësimin nga studentët

  2. Vlerësimi ndërkolegial

  3. Vlerësimi nga publikimet shkencore, pjesëmarrja në konferenca etj, si dhe kontributi që mund të japin në universitet

Poashtu theksoi që edhe stafi akademik kanë mundëinë që të bëjnë vlerësimin e tyre për shërbimet që marrin nga administrata e universitetit “Fehmi Agani”.

Prorektorja Gentiana Muhaxhiri, falënderoi pjesëmarrësit dhe ju uroi suksese e punë të mbarë në vazhdimësi.Ky takim informues u mbajt online.

Fotot e lajmit

tp-bottom