GIZ dhe organizata joqeveritare ITP mbajnë sesion informues me studentë të Universitetit “Fehmi Agani” mbi kampanjën e trajnimeve për Shkathtësitë Digjitale
Sot në ambientet e Fakultetit të Filologjisë pranë Universitetit “Fehmi Agani” është mbajtur sesion informues mbi trajnimet që po mbahen nga GIZ-i gjerman si dhe nga bashkëorganizatorët organizata joqeveritare ITP me qendër në Prizren dhe CODER’S HUB.
Studentët e UFAGJ-së patën mundësi të mësojnë më shumë së pari mbi regjistrimet për këto trajnime dhe të informohen me saktë për zhvillimin e tyre si dhe përfitimi që mund të kenë gjatë pjesëmarrjes në këto trajnime.
Kurset që ofrohen nga Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve prezantohen nga disa trajnerë të përgatitur që iu ndihmojnë studentëve të zhvillojnë aftësitë e tyre në ndihmesë të karrierës profesionale që ata synojnë për të ardhmen. Në sesionin e sotëm ishin Visar Haxhifazliu dhe Nektar Zogiani nga GIZ dhe ITP, Albiona Musa nga UBT dhe Ylli Dallku nga CODER’s HUB.
Disa nga fushat të cilat ofrojnë trajnimet janë;
Zhvillimi i WEB-it dhe aplikacioneve
Baza e IOT
Siguria në TI
3D Modelim dhe Printim
Dizajn Grafik
Marketing Digjital
Menaxhim i Mediave Sociale
Editim i videove dhe audiove
Ndërmarrësia në Teknologji etj.