U.D Rektori Zeqir Hashani pranon dhuratë simbolike nga rektori i Universitetit të Tetovës

U.D Rektori Zeqir Hashani pranon dhuratë simbolike nga rektori i Universitetit të Tetovës

Me rastin e përvjetorit të 10-të të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” si dhe me rastin e pranimit të detyrës nga Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani si U.D rektor i UFAGJ-së, rektori i Universitetit të Tetovës Kushtrim Ahmeti, i ka bërë një dhuratë simbolike, për të treguar mirënjohjen dhe konsideratën e thellë ndaj tij.

Universiteti “Fehmi Agani” ka marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë prej kohësh me Universitetin e Tetovës, duke bashkëorganizuar aktivitete dhe ngjarje të ndryshme ndër vite. Rektori Ahmeti theksoi se beson në vlerat dhe parimet e profesor Hashanit, dhe se me përvojën dhe përgatijen e tij profesionale, Universiteti “Fehmi Agani” ka fituar një udhëheqës të denj për t’i dalë në krye proceseve por edhe të arriturave që e presin këtë universitet.

U.D rektori Zeqir Hashani e falënderoi përzemërsisht rektorin Kushtrim Ahmeti për dhuratën dhe konsideratën, dhe tha se është nder i madh të bashkëpunosh me njerëz të dijes dhe me një tempull te arsimit dhe kulturës siç është Universiteti i Tetovës.

Fotot e lajmit

tp-bottom