YMCA mban trajnim me studentë të Fakultetit të Edukimit nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë
Me datën 21 Mars, YMCA mbajti një trajnim një ditor me studentët e Fakultetit të Edukimit pranë Universitetit të Gjakovës. Ky trajnim u mbajt në kuadër të programit Y, ku u shpjegua metodologjia e këtij programi.
Studentët patën rastin të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme ku diskutuan normat sociale që kontribuojnë në barazinë, barazinë gjinore si fenomene të rëndësishme në shoqërinë tonë dhe strategjitë për eliminimin e disa elementeve të tjera të dëmshme sociale.
Fokusi kryesor i trajnimit ishte që studentët e fakultetit të pajisen me njohuri rreth programit dhe t'u ofrohet atyre mundësia që në të ardhmen të bëhen edukatorë në shkollat e Kosovës ku zhvillohet ky program.
Në fund studentët u certifikuan për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre gjatë trajnimit.