Këshilli Amerikan në Kosovë fton për pjesëmarrje studentët, stafin akademik dhe administrativ për programet Fulbright Foreign Student Program dhe Fulbright Specialist Program

Këshilli Amerikan në Kosovë fton për pjesëmarrje studentët, stafin akademik dhe administrativ për programet Fulbright Foreign Student Program dhe Fulbright Specialist Program

Me datë 28 mars në Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë do të mbahen dy prezentime informuese për secilin program ndaras. Programin Fulbright Specialist për të cilin UFAGJ do të ketë mundësi të aplikojë në cilesinë e institucionit nikoqir, andaj pjesëmarrës mund të jenë profesorë nga stafi akademik si dhe zyrtarë nga stafi administrativ. Ndërsa për programin Fulbright Master, pjesëmarrës mund të jenë studentët e diplomuar, të cilët kanë një diplomë pavarësisht fushës së studimit, sepse ata shihen si kandidatë potencial për të marrë bursë nga Këshilli Amerikan në Kosovë.

Kujtojmë që Këshilli Amerikan në Kosovë (American Councils For International Education) është organizatë partnere e Ambasadës së SHBA-ve në implementimin e programeve Fulbright dhe SUSI-s në Kosovë.

Ora e prezentimeve: 

Fulbright Specialist në orën 11:30

Fulbright Master në orën 12:30

(Prezentimet mbahen në sallën e Senatit në Rektorat - Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë)

tp-bottom