OJQ “Rinia Aktive e Gjakovës” mbajti trajnim për studentët e Universitetit “Fehmi Agani” me temë “Shkathtësitë e buta”

OJQ “Rinia Aktive e Gjakovës” mbajti trajnim për studentët e Universitetit “Fehmi Agani” me temë “Shkathtësitë e buta”

“Shkathtësitë e buta” ishte tema kryesore e trajnimit përmes të cilit studentët patën rastin të mësojnë më shumë për aftësitë e buta, të cilat mund t’i përdorim në punë, në familje, në shoqëri dhe në komunitetet ku jetojnë. Ndër të tjera mësuan për ndarjen e shkathtësive të buta të cilat kategorizohen në sektore si; shkathtësi në role mjekësore, shoqërore, diplomatike, të teknologjisë, të biznesit, në media dhe marketing digjital, etj, të cilat ndihmojnë në aftësimin profesional por edhe atë jetësor të njeriut. Gjatë trajnimit nga ligjëruesi u mor përsipër forma interaktive dhe të punuarit në grup, në mënyrë që studentët të shkëmbejnë përvojat e tyre nga jeta personale.

Ligjërues nga OJQ “Rinia Aktive e Gjakovës ishte z.Andi Batusha.

Trajnimi u mbajt në dy grupe të ndara me kohëzgjatje nga 3 orë, në datë 22 mars trajnimi për studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe Shkencave Sociale dhe në datë 23 mars trajnimi për studentët e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë.

Të gjithë pjesëmarrësit në fund të trajnimit u pajisen me certifikatë për pjesëmarrje.

Rinia Aktive e Gjakovës është OJQ vendore e e cila ka filluar të operoj në Kosovë prej vitit 2013. Si OJQ vendore, RAGj ka qenë partner dhe ka realizuar projekte të shumta në partneritet ose financuar nga GIZ, UNICEF, UNDP, USAID dhe organizata të tjera rajonale apo lokale. Qëllimi kryesor i RAGj është fuqizimi i të rinjve përmes një qasjeje krijuese, gjithëpërfshirëse dhe të orientuar drejt politikave.

Fotot e lajmit

tp-bottom