Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” shpërndanë dhurata dhe broshura informuese për qytetarë në prag të manifestimit të 10-vjetorit

Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” shpërndanë dhurata dhe broshura informuese për qytetarë në prag të manifestimit të 10-vjetorit

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, së shpejti feston përvjetorin themelimit, dhe kjo datë shumë e rëndësishme po pasohet me aktivitete të ndryshme nga studentët dhe që po ndihmohen nga stafi akademik dhe nga menaxhmenti i UFAGJ-së.

Sot studentët shpërndan broshura të cilat shfaqin të arriturat dhe sfidat e Universitetit “Fehmi Agani” që nga viti i parë i themelimit e deri më sot. Njëkohësisht ata për kalimtarët e rastit të të gjitha moshave dhuruan disa dhurata simbolike me logo të universitetit dhe informuan qytetarët më shumë rreth Universitetit “Fehmi Agani”.

U.d. Rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, i përgëzoi studentët dhe stafin që po ndihmojnë në organizimin e aktiviteteve që po e bëjnë edhe më madhështor përvjetorin e thememlit të UFAGJ-së.

Fotot e lajmit

tp-bottom