U.D. Rektori Hashani pret në takim Ministren e Arsimit Arbërie Nagavci

U.D. Rektori Hashani pret në takim Ministren e Arsimit Arbërie Nagavci

Sot me datë 1 mars 2023, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, ka vizituar Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

U.d. Rektori Hashani në bashkëbisedim me ministren Nagavci ka dhënë në pika të shkurta një kronologji ngjarjesh që janë realizuar dhe që priten të organizohen në UFAGJ. Ndër të tjera Prof. Ass. Dr. Hashani ka përmendur tri procese me rëndësi, festimin e 10-vjetorit të universitetit i cili manifestohet me datë 6 mars, zgjedhjet studentore që sot po përmbyllen si proces me shumë sukses, si dhe zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në ditët në vazhdim. Teksa ka theksuar si aktivitete me rëndësi të veçantë vizitën e Ambasadorit amerikan në Kosovë, Sh.T. Jeffrey Hovenier si dhe vizitën e ardhshme me rëndësi, të ambasadores së Izraelit.

Ministrja Nagavci, ka falënderuar rektorin si dhe menaxhmentin për pritjen e bërë, dhe i ka përgëzuar për të arriturat për një kohë mjaftë të shkurtër. Poashtu ka shtuar se UFAGJ si një institucion i Arsimit të Lartë qëndron në nivel të lartë të vlerësimit nga MAShT-i, sepse puna e bërë, qoftë akademike, administrative dhe në suaza ligjore, janë një tregues i mirë se pse duhet të vazhdohet të përkrahet ky institucion arsimor. Ndër të tjera tha se çdo përkrahje që i kemi bërë institucioneve është se ne jemi nisur duke pasur për qëllim cilësinë dhe jo sasinë, ndaj edhe rezultatet nuk kanë munguar. Kësisoj, ne si ministri do të jemi të hapur për çdo lloj ndihme apo kërkese që na drejtohet me procedura të rregullta për të ndihmuar Universitetin “Fehmi Agani”.

U.D. rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, në emër të studentëve, stafit akademik dhe menaxhmentit, i ka shprehur falënderim të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme ministres së Arsimit si dhe e ka përgëzuar për punën që po bëjnë, veçanërisht në mbështetje të institucioneve të Arsimit të Lartë.

Fotot e lajmit

tp-bottom