Sot po mbahen zgjedhjet studentore në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Sot po mbahen zgjedhjet studentore në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Sot me datë 1 mars 2023, sikur që ishin lajmëruar me kohë, po mbahen zgjedhjet studentore në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Ndërkohë, U.d. rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani ka vizituar vendvotimet dhe ka parë nga afër procesin e votimit.

Ai ka përgëzuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e këtyre zgjedhjeve, studentët si dhe menaxhmentin e caktuar. Rektori Hashani poashtu ka ftuar të gjithë studentët që pa dallime të asnjë lloji, në mënyrë demokratike të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar ata kandidatë të cilët mendojnë që do t’i përfaqësojnë më së miri interesat dhe nevojat e tyre përgjatë rrugëtimit të tyre akademik në UGJFA.

Poashtu ai iu ka uruar suksese organizatave studentore që ia janë nënshtruar procedurave ligjore që të jenë pjesë e listës zgjedhore për votim nga studentët.

Kujtojmë që zgjedhjet studentore janë të parapara me ligj dhe poashtu me statut të Universitetit “Fehmi Agani“.

Vendvotimet mbeten të hapura deri në ora 17:00.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom