U.d. Rektori Hashani takohet me anëtarët e komisioneve të ngritura për organizimin e manifestimit të 10 vjetorit të Universitetit “Fehmi Agani”

U.d. Rektori Hashani takohet me anëtarët e komisioneve të ngritura për organizimin e manifestimit të 10 vjetorit të Universitetit “Fehmi Agani”

U.d. Rektori Hashani ka mbajtur takim konsultativ në lidhje me përgatitjet finale për organizimin sa më të mirë për 10 vjetorin e themelimit të Universitetit “Fehmi Agani”. Ai ka takuar Komisionin për Hartimin e Monografisë si dhe Komisionin Redaktues, komisione këto të ngritura për organizimin e aktiviteteve që do të shënohen me rastin e përvjetorit të dhjetë të themelimit të UFAGJ-së.

Anëtarët e këtyre komisioneve shprehën mendimet e tyre rreth përgatitjeve që parashihen sipas planit organizativ dhe thanë që punët kanë shkuar mirë, që janë në kohën e duhur për të finalizuar monografinë, si dhe punët tjera deri në detajet e fundit.

U.d. Rektori Hashani falënderoi anëtarët veç e veç për kontributin që po ofrojnë për të shënuar këtë përvjetor jubilar.

Kujtojmë që me datë 6 mars të këtij viti UFAGJ feston 10 vjetorin që kur nisi hapat e parë si Universitet më vete.

Fotot e lajmit

tp-bottom