Urimi i Rektorit me rastin e Festës së 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Urimi i Rektorit me rastin e Festës së 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e Festës së 17 Shkurtit – Pavarësisë së Kosovës, U.D. rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, ua uron këtë festë të gjithë studentëve, stafit akademik dhe administrativ të Universitetit, familjeve të tyre, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
 
Urimi i Rektorit:
“Secili prej nesh le të përqafojë sot me detyrim solemn dhe gëzim të madh atë që është e drejta jonë që në lindje. Me përpjekje dhe qëllim të përbashkët, me pasion dhe përkushtim, le t’i përgjigjemi thirrjes së historisë dhe të çojmë drejt një të ardhmeje dritën e çmuar të lirisë, duke i kontribuar kështu sa më mirë vendit me punë dhe angazhim të secilit nga ne”.
 
Gëzuar!
I juaji,
Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani

 

tp-bottom