GIZ organizoi trajnim për zyrën e karrierës “Vlerësimi i shkathtësive dhe kompetencave”

GIZ organizoi trajnim për zyrën e karrierës “Vlerësimi i shkathtësive dhe kompetencave”

Në vazhdim të bashkëpunimit në mes të Zyrës për Zhvillim të Karrierës së UFAGJ-së dhe organizatës GIZ u mbajt trajnimi dy ditor  “Vlerësimi i shkathtësive dhe kompetencave “, organizuar nga Busines Development Group.  

Nga UFAGJ pjesëmarrëse në trajnim ishin Zyrtarja e zyrës për Zhvillim të Karrierës znj. Freskina Mula dhe Koordinatorja për Mësim Praktik znj. Mentore Zejnullahu. Trajnimi u organizua nga Busines Development Group me trajnerët Florentina Dushi dhe Dafina Turkeshi.

Disa nga temat që u diskutuan në këtë trajnim: Pse vlerësimet e karrierës; Modeli i Vlerësimit të Kompetencave; Mjetet e vlerësimit të kompetencave dhe aftësive; Procesi i vlerësimit: Rast Studimi; Sesioni i orientimit në karrierë duke përfshirë mjetet e vlerësimit; Përfundime, këshilla praktike dhe mbyllja e programit të trajnimit; 10 konsideratat kryesore në planifikimin e karrierës; 3 Fazat e Kërkimit të Karrierës; Planifikimi i karrierës; Vlerësimet e personalitetit, interesit dhe vlerave; Burimet e kërkimit të karrierës; Intervista informative; Gjashtë llojet e Personalitetit të Holland; Teoria e John Holland; Kërkimi i Karrierës; Vetë-vlerësimi; etj.

Këto tema në të ardhmen do të aplikohen në këshillim me studentët e UFAGJ-së.

Fotot e lajmit

tp-bottom