U.D. Rektori i Universitetit të Gjakovës, Zeqir Hashani takohet me Kryetarin e komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini

U.D. Rektori i Universitetit të Gjakovës, Zeqir Hashani takohet me Kryetarin e komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini

U.D. Rektori i Universitetit të Gjakovës, Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani sot ka zhvilluar një takim me të parin e qytetit të Gjakovës - Kryetarin e komunës z. Ardian Gjini.

Gjatë këtij takimi U.D. Rektori Hashani e falënderoj Kryetarin Gjini për pritjen dhe njëkohësisht e njoftoi për proceset aktuale të universitetit, të arriturat dhe projektet e planifikuara. Diskutimi u fokusua rreth shfrytëzimit të hapësirës së komunës së vjetër dhe hapësirave tjera për nevoja të universitetit. Ndërsa, kryetari Gjini, e uroj U.D. Rektorin për pozitën dhe theksoj mbështetjen e vazhdueshme për nevojat e universitetit, duke intensifikuar kështu bashkëpunimin në fusha dhe projekte të ndryshme.

Ky takim është vazhdimësi e serisë së takimeve nga U.D. Rektori me akterë të rëndësishëm institucional dhe jo institucional, me qëllim të avancimit të bashkëpunimeve në projekte të ndryshme në kuadër të Universitetit ‘Fehmi Agani’, Gjakovë. 

Fotot e lajmit

tp-bottom