Zyra e Karrierës pjesëmarrëse në trajnimin “Ngritja e Kapaciteteve të Zyrave të Karrierës së Universiteteve Publike në Kosovë”

Zyra e Karrierës pjesëmarrëse në trajnimin “Ngritja e Kapaciteteve të Zyrave të Karrierës së Universiteteve Publike në Kosovë”

Zyra për Zhvillim të Karrierës, në kuadër të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë prezantuar nga Znj. Freskina Mula dhe Koordinatore për Mësimin Praktik Znj. Mentore Zejnullahu kanë qenë pjesëmarrëse e trajnimit intensiv “Ngritja e Kapaciteteve të Zyrave të Karrierës së Universiteteve Publike në Kosovë” organizuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Qendra Gjermane e Informacionit për Migracionin, Formimin Profesional dhe Karrierën (DIMAK) dhe partneritet me Shkollën Hertie.

Trajnimi ishte i hartuar në një program nga data 23 deri më 27 janar 2023, në Prishtinë, duke ju ofruar mundësinë për të forcuar njohuritë e tyre për praktikat më të mira në zhvillimin e karrierës në universitet. Gjatë rrjedhës së programit ju është ofrohen njohuri mbi fazat e ndryshme të ciklit të zhvillimit të karrierës së një studenti si dhe si të mësojmë të ndërtojmë strategjinë tonë për zhvillimin e karrierës në universitet, duke përfshirë një kuptim të popullsisë së synuar, një deklaratë misioni, një përkufizim të objektivat, masat për arritjen e objektivave dhe si të vlerësohen ato.

Programi ishte një mundësi që të përmirësohen mjetet dhe aftësitë e zyrës në rolin e saj përballë studentit, si dhe të përcaktojë qasjen për aspektet e prapaskenës së punës si ndërtimi i marrëdhënieve me punëdhënësin, matja dhe raportimi brenda universitetit.

Sesioni i fundit ishte një mundësi për të reflektuar mbi mësimet e nxjerra, për të dhënë komente konstruktive dhe për të planifikuar seminarin në Berlin.

Fotot e lajmit

tp-bottom