Ftesë për pjesëmarrje në Panairin Nacional të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022

Ftesë për pjesëmarrje në Panairin Nacional të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022

Ftohen të gjithë studentët të marrin pjesë në Panairin Nacional të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022, në të cilin do të jetë pjesmarrës edhe Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV), kemi kënaqësinë të ju ftojmë të bëheni pjesë e Panairit Nacional të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022.

Ky edicion do organizohet ne dy mënyra:

1. Në formën fizike në sallën 1 TETORI dhe
2. Në formën online, në platformën virtuale

Data: 30 nëntor 2022 
Orari: 09:00 deri 16:00
Vendi: Salla 1 TETORI dhe Platformë virtuale / Online


Panairi do te sjell 200 Biznese dhe ndahet ne tri Pavijone:

Pavijoni i Punësimit

Projektuar për punëkërkuesit që të eksplorojnë mundësitë për zhvillimin e karrierës, të takohen me rekrutues nga sektorë të ndryshëm dhe të rrisin rrjetin për kërkim të punës.

Pavijoni i Karrierës

Projektuar për studentët në kërkim të mundësive akademike, trajnimeve, bursave, studimeve ose punës praktike.

Pavijoni i Ndërmarrësisë

Projektuar për Organizatat e Anëtarësimit të Biznesit (BMO) dhe NVMM-të për të shkëmbyer dhe diskutuar qasje praktike dhe inovatore për vlerë të shtuar dhe rritje ekonomike.

Pë më shumë:

1. https://www.facebook.com/panairekosove/posts/652848576545530
2. https://www.facebook.com/panairekosove/posts/650036096826778
3. https://www.facebook.com/panairekosove/posts/649898620173859
4. https://www.facebook.com/events/5552514204840835/

tp-bottom